Greqia regjistroi 18,869 të infektuar dhe 81 humbje jete në 24 orë

schedule16:50 - 20 Janar, 2022

schedule 16:50 - 20 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 18,869 raste pozitive për Covid-19. Prej këtyre rasteve, autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se 70 persona janë identifikuar në pikat hyrëse të vendit.

Kurse, numri total i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,742,363. Sa i përket rasteve të konfirmuara në 7 ditët e fundit, 446 janë persona që kanë udhëtuar jashtë vendit dhe 2,489 të tjerë janë raste kontakti.

Rastet fatale për sot ishin 81, ndërsa që nga fillimi i pandemisë totali shkon në 22,366. Nga ky bilanc, 95.0% persona kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç. /abcnews.al/