Në 24 orët e fundit në Greqi janë konfirmuar 901 raste të reja me koronavirus. Autoritetet e shëndetit në vend raportojnë po ashtu, se si pasojë e Covid-19, e kanë humbur jetën 58 persona në 24 orë.
Kurse, sa i përket situatës në spitale, raportohet se gjithsej 534 pacientë janë duke u trajtuar me intubim. Prej rasteve të konfirmuara sot, 6 janë identifikuar pas testeve në hyrje të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 130,485, nga të cilat 52.5% janë burra. 5196 (4.0%) konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 38,050 (29.2%) janë raste kontakti. s.b/abcnews.al/


