Read More…

"/>

Greqi, Tsipras: Jo zgjedhje të parakohshme

schedule00:00 - 17 Prill, 2019

schedule 00:00 - 17 Prill, 2019

Kryeministri grek thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Në një intervistë televizive, Tsipras deklaroi se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në përfundim të mandatit qeveritar të SYRIZA-s, që është muaji tetor.

Në Greqi, kryeministri Aleksis Tsipras u ka dhënë fund skenarëve për zgjedhje parlamentare të parakohshme, duke përsëritur se ato do të mbahen në përfundim të mandatit të qeverisë së tij, në muajin tetor.

Në Greqi është intensifikuar fushata për zgjedhjet evropiane dhe ato lokale që do të mbahen më 26 maj.

Edhe grekët pajtohen që këto zgjedhje konsiderohen si vendimtare për të ardhmen e Evropës.

Por këtu beteja elektorale ka tone të theksuara kombëtare.

Sepse partitë kryesore greke i kanë dhënë fushatës karakterin e një ballafaqimi elektoral, prej të cilit do të rezultojë qeveria e ardhshme e vendit.

Gjithë partitë e opozitës bashkohen në kërkesën e tyre për t’u mbajtur sa më shpejt zgjedhje të parakohshme.

Por kryeministri Aleksis Tsipras ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në përfundim të mandatit qeveritar të SYRIZA-s, që është muaji tetor.

Kjo është një përzgjedhje strategjike. Tashmë ka dëshmi të prekshme se vendi po i rikthehet normalitetit”, tha kryeministri grek gjatë një interviste televizive.

I pyetur për sondazhet që i japin një avantazh mjaft të madh partisë më të madhe opozitare, Demokracia e re, Tsipras u përgjigj me një nuancë humori:

Jam mësuar që të humbas në sondazhe dhe të fitoj në kutinë e votimit”, tha kryeministri grek.

Përkundër reagimeve të fuqishme kundër marrëveshjes së Prespës, Tsipras vlerësoi se realiteti i ri i krijuar në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut do të ketë impakt pozitiv për SYRIZA-n në zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas tij, qytetarët e ndjejnë se çfarë është në dobi të vendit dhe këtë do ta shprehin në momentin e votimit.

Ndërkaq, partia më e madhe e opozitës, komentoi se Tsipras “përsëriti të njëjtat gënjeshtra për Marrëveshjen e Prespës”.

Përgjigjen do ta marrë pas 40 ditësh në kutitë e votimit”, përfundon komenti lakonik i Demokracisë së re./abcnews.al