Një telefonatë anonime ka paralajmëruar për shpërthime bombash në godinën e parlamentit grek.
Telefonata është bërë në portalin zougla.gr, e cila lajmëroi se: “Janë vendosur bomba brenda dhe jashte parlamentit, do të ketë viktima”.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore që kanë bllokuar qarkullimin në sheshin Syntagma para parlamentit. Policia ka mbyllur godinën e parlamentin dhe ka vendosur kordonin e sigurisë përreth saj. /abcnews.al



