“Granit Xhaka s’ka lexuar asnjë libër në jetën e tij”, aktori i del në mbrojtje Zana Avdiut

schedule11:01 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 11:01 - 6 Dhjetor, 2022

Pas ndeshjes Serbi-Zvicër, futbollisti shqiptar, Granit Xhaka është në qendër të mediave. Ai është komentuar vazhdimisht edhe nga personazhe të njohur.

Më i fundit është aktoro nga Kosova, Basri Shala, i cili ka deklaruar se Xhaka nuk ka lexuar asnjë libër në jetën e vetë. Ai madje ka dalë në mbrojtje të aktivistes Zana Avdiut, e cila deklaroi se Xhaka është një rrugaç për shkak të gjestit që bëri në ndeshjen Serbi-Zvicër.

LEXO EDHE: Zana Avdiu: Babai i Granit Xhakës më kërcënoi publikisht, më vjen keq që ai flet në emër të djalit të tij të rritur

“E mendojnë që Granit Xhakën që është akademik, ka mundësi që ai nuk e ka lexuar asnjë libër në jetën e tij.

Ai është mjeshtër i futbollit. Le ta gjykojnë për ata. Zana ka të drejtë me mendu ashtu sepse edhe unë mendoj”, tha Shala në “Libero”./abcnews.al