Grabitja me armë zjarri në Dibër, arrestohen autorët

schedule09:50 - 16 Korrik, 2018

schedule 09:50 - 16 Korrik, 2018

Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar për grabitjen me armë zjarri në Brezhdan të Dibrës, ku mbeti i plagosur edhe i zoti banesës. Ata janë Gaetano Hasi, 35 vjeç dhe Ilir Shini,  31 vjeç, të dy nga Kastrioti i Dibrës.

Në banesat e tyre, policia ka sekuestruar armën e krimit, municione luftarake dhe veshjet e përdorura nga autorët. Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri–tjetrin dyshohen se më datë 15 Korrik 2018, rreth orës 03:30,  të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur banesën e Adraman Selishtës, 53 vjeç dhe gjatë përleshjes plagosën djalin e tij 35 vjeç, Ersen Selishten.

Në shtëpinë e autorit Gaetano Hasi u gjet një armë zjarri automatik model 56, 506 fishekë, 1 krehër,  1 jelek antiplumb, si dhe disa veshje që dyshohen se janë përdorur nga autorët gjatë grabitjes./abcnews.al