Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si u arratisën hajdutët e bizhuterive/ Autorët u larguan drejt Zallherit, të maskuar dhe të armatosur

schedule16:56 - 17 Maj, 2026

schedule 16:56 - 17 Maj, 2026

Një ditë pas grabitjes me armë zjarri pranë një argjendarie në zonën e kamzës policia ka shoqëruar në komisaritin numër 5 dhjetra persona të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen teksa paralelisht ka ushtruar edhe kontrolle në banesat e tyre.

SIpas burimeve nga komisariati numër 5, për abc neës sqarohet se grupi I hetimit I ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje ka mundur të zbardhë iteneratin e arratisjes së 2 autorëve të dyshuar të grabitjes.

Nga pamjet filmike rezulton se 2 personat e maskuar kanë mundur të ikin deri pranë zonës së zall herrit me motorrr, pas grabitjes së argjendarisë e cila ndodhi në më pak  se një minutë, gjatë rrugës ata janë rrëzuar nga shpejtësia me të cilën po arratiseshin por janë ngritur e kanë vijuar sërish rrugën.



Oficerët e policisë gjyqsorë kanë mundur të marrin edhe një deklaratë punonjëses e cila është shprehur se nuk ka mundur të ketë përballje me aurotët për shkak të kohës shumë të shjkurtër që ndodhi grabitja por edhe se ajo kishte qenë pas banakut në një pjesë të ndarë të argjendarisë ku u regjistrua grabitja.

2 autorët e dyshuar të ngjarjes kanë qenë gjithë kohës të maskuar dhe me skafanfandër cka ka vështirësuar edhe ifentifikimin e kapjen e tyre.

Policia thotë se grupi hetimit së bashku me punonjësen e pronarët e arjgendarisë kanë arritur të përllogarisin velrën e arit e argjendit që u grabit e cila arrin në shifrën e 7 milion lekëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!