Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Network”.
Në lagjen “Vasil Shanto”, unformat blu zbuluan një call center ku dyshohet se kryhej mashtrim kompjuterik.
Si rezultat i operacionit u arrestuan administrator i subjektit dhe tre persona të tjerë. Vihen në pranga shtetasit: Fabian Popaj, Lisenko Muçaj, Basri Nikshiqi, Nikolin Biba.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas organizonin veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik në këtë subjekt dhe drejtonin grupet e punonjësve.
Gjatë operacionit, në ambientet e subjektit u kapën në flagrancë, gjatë ushtrimit të aktivitetit, 61 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit të ambienteve u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 152 pajisje elektronike (kompjuterë, laptopë dhe pajisje të tjera të përdorura për ushtrimin e veprimtarisë), një shumë parash, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin./abcnews.al



