“Global Awards”, Dua Lipa fiton çmimin artistja më e mirë britanike

schedule15:49 - 6 Mars, 2020

schedule 15:49 - 6 Mars, 2020

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Global Awards”, ku ishte e pranishme edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Vlerësimi për çmimet “Global Awards” është bërë nga suksesi i këngëve në radio, duke i dhënë meritë këngëve të dëgjuara më shumë.

Dua ka rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë britanike”, një çmim mëse i merituar nga këngëtarja.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe fansat për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë gjithë kësaj kohe.

“Faleminderit të gjithë fansave të mi, dëgjuesëve dhe kujtdo në “Global Awards” që votoi dhe mbështeti muzikën time. Faleminderit për çmimin “Artistja më e mirë britanike”. Një mbrëmje argëtuese me të dashurit e mi dhe një natë speciale.”- shkruan Dua .

Një muaj më parë, dua publikoi këngën e saj të re të titulluar “Physical”, e cila është pjesë e albumit të saj të ri.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron 41 milion klikime në Youtube./abcnews.al