Gjyshja më e paparë në botë…

schedule22:28 - 2 Shkurt, 2018

schedule 22:28 - 2 Shkurt, 2018

“Duhet ta dini! Ajo është një ikonë, një inspirim. Të gjithë duam të bëhemi si ajo kur të rritemi”.

Kështu i referohet media britanike “Metro.co”, gjyshes më të paparë në botë.

Ajo quhet Kimiko Nishimoto dhe është 89 vjeçe. Vitin e kaluar, Kimiko fitoi vëmendjen e të gjithëve për fotot autoportrete që ka realizuar.

Sipas “Metro.co”, 17 vite më parë, ajo vendosi të shkonte në një kurs fotografie dhe shumë shpejt filloi ta donte artin, ndërsa një nga pasionet e saj më të mëdha u bë krijimi i autoportreteve.

Nuk bëhet fjalë për fotot standarde bardhë e zi sepse autoportretet e gjyshes Kimiko janë me të vërtetë të veçanta.

Çdo foto e saj ndryshon, duke filluar nga ato ku ka veshur fustan ose tek të tjerat, ku përdor objekte duke i bërë në këtë mënyrë shumë gazmore.

Duke ju uruar që një ditë të jeni të paparë si gjyshja Kimiko, më poshtë mund të shikoni një koleksion të fotove të saj më të bukura.

/abcnews.al