I grabiti 3 milionë lekë kambistit në Tiranë, gjykata lë në burg Roni Spahon

schedule10:44 - 8 Maj, 2021

schedule 10:44 - 8 Maj, 2021

“Për punën që do të bësh kësaj radhe do të japim një kafe edhe ty. Ne kemi vjedhur një person dhe lekët i kemi fshehur pas një dere të zezë, pranë një pusete. Ti do shkosh t’i marrësh”.

Me këtë version, Spaho mohoi të ketë lidhje me ngjarjen, por hetuesit kanë dyshime se ai ka vëzhguar lëvizjet e kambistit. Për të përforcuar këto dyshime, organi i akuzës vuri në dispozicion mesazhet e tij dërguar bashkëpunëtorëve.

Dy autorët kryesorë të grabitjes së 3 milionë lekëve të reja, Marian Gjonpalaj dhe Mario Barjami vijojnë të jenë ende në kërkim nga policia.

Pasi kryen grabitjen, çantën me para e fshehën në një nga rrugicat e zonës.

Mbrëmjen e 4 Majit, Marian Gjonpalaj kishte kaluar pranë vendit ku kishte fshehur çantën. Ai lëvizte me një makinë tip “Toyota Auris” dhe si pasagjer kishte shokun e tij, Roni Spahon. Pa e ndaluar makinën, ai i tregoi Spahos vendin se ku kishte fshehur lekët.

Të nesërmen, 22 vjeçari shkon sërish pranë këtij vendi për të marrë paratë dhe sapo i afrohet çantës ndalohet nga policia. Këta të fundit e kishin gjetur çantën pak orë pas ngjarjes, por ishin kamufluar si  kalimtarë të rastit dhe prisnin momentin që një prej autorëve të shkonte t’i merrte.

Për të shpëtuar prej tyre, Spaho i tha efektivëve se kishte ngatërruar rrugën dhe se donte të shkonte tek rruga “Kristoforidhi”.

Por, nisur nga deklarimet që dha në polici Qani Zili, personi që po transportonte paratë nga një pikë këmbimi valutor në tjetrën, hetuesit dyshojnë se të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe persona të tjerë. Pas grabitjes, 60 vjeçari dëshmoi se një i njohuri i tij i kishte kërkuar të çonte shumën e parave tek një zyrë e këmbimit valutor në rrugën e Kavajës, pasi ia kishte kërkuar një mik. Për këtë fakt, hetuesit dyshojnë se autorët kanë pasur dijeni për shumën e parave që do të transportohej nga njëra pikë në tjetrën.

Të tre autorët janë persona me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje me dhunë dhe plagosje e rëndë me dashje. /abcnews.al/