Gjykata la në burg 11 nga 23 të ndaluarit në Kukës

schedule19:45 - 4 Prill, 2018

schedule 19:45 - 4 Prill, 2018

11 nga 23 personat e ndaluar pas akteve të dhunës gjatë protestës së të shtunës në Rrugën e Kombit do të vijojnë të mbeten në burg, ndërsa 12 të tjerë janë liruar; 2 me arrest shtëpie dhe 10 në detyrim për paraqitje. Vendimi është dhënë sot nga togat e zeza të Kukësit, pas një seance të gjatë të mbajtur në mjediset e gjykatës së Tiranës.

Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurie “arrest në burg” 11 nga 23 të arrestuarit për protestën në Rrugën e Kombit. Për një prej tyre masa ishte me afat 20 ditor. Për 12 të tjerë gjykata caktoi dy masa sigurie “arrest në shtëpi” dhe dhjetë masa “detyrim për paraqitje”. Seanca gjyqësore u zhvillua në ambientet e gjykatës së kryeqytetit në masa ekstreme të sigurisë policore.

Nisja e saj u shoqërua me tensione të forta. Policia nuk lejonte futjen e disa deputetëve në sallën e gjyqit.

Ndërsa të arrestuarit kërkonin praninë e familjarëve.

Ky është një moment ku deputeti Edmond Spaho komunikonte me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Pas kaosit të krijuar gjyqtarja Alma Ahmeti mori një vendim të cuditshëm. As seancë me dyer të mbyllura, por as të hapura. U lejuan vetëm deputetët, u mbyll dera për gazetarët.

Tre orët në vijim pasuan me përballjen mes palëve në sallën e gjyqit. Sipas prokurorit Edmond Karriqi, të arrestuarit kishin kryer veprat penale të “shkatërrimit të pronës” dhe “kundërshtimit të punonjësit të policisë”.

Pretendimet janë kundështuar nga të arrestuarit dhe avokatët e tyre. Njëzëri ata kanë mohuar akuzën si edhe kanë denoncuar mënyrën e arrestimit gjatë orëve të natës në kushte terrori nga policia. Avokatët kanë pretenduar edhe falsifikim orarit në procesverbalet e ndalimit.

Deklarimet e njërit prej të arrestuarve vijnë në këto pamje të xhiruara nga një prej deputetëve në sallë.

Si për të ndrequr vendimarrjen për të lënë jashtë sallës së gjyqit gazetarët, gjyqtarja Mehmeti lejoi kamerat gjatë shpalljes së vendimit. Teksa gjykata jepte masat, në sallë ndodheshin plot 35 punonjës policie. Të gjithë të armatosur.

Vendimi nuk u prit mirë nga deputetët e opozitës në sallë dhe jashtë saj.

Po ashtu, as nga protestuesit që nuk u lejuan t’i afrohen gjykatës.

E ndërsa seanca përfundoi në 14:30 mbajtja e blinduar e gjykatës me forca policie vijoi edhe për orën e mëvonshme./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!