Gjykata Kushtetuse në Kosovë rrëzon Ligjin për Këshillin Prokurorial

schedule21:12 - 24 Mars, 2023

schedule 21:12 - 24 Mars, 2023

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligj nga deputetët e LDK dhe PDK.

Në njoftimin e publikuar për mediat, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se pas vlerësimit të ligjit bazuar në kërkesat e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, disa nene të këtij ligji janë vlerësuar në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas vendimit të Kushtetueses, ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e nenin për Këshillin Prokurorial.

Në kohën kur partitë opozitare e dërguan këtë ligj në Kushtetuese, patën thënë se dëmton pavarësinë e sistemit prokurorial./abcnews.al