Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka.
Masa “arrest në burg” është dhënë edhe për shefin e sektorit të aksidenteve Sokol Navaku. Zeka dhe Navaku u arrestuan disa ditë më parë, pasi rezultuan të përfshirë në një rast korrupsioni.
Bëhet fjalë për një rast aksidenti ku e përfshirë është një grua. Për këtë rast nga hetimet e SPAK, prej disa javësh është mundur të zbulohet se dy oficerët e policisë Gjyqësore kanë marrë shumë të konsiderueshme parash, për të tjetërsuar provat në aksident.
Për këtë dyshohet se ka pasur dijeni edhe shefi i komisariatit të Policisë Rrugore Roven Zeka.