Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjuha antisemite është e papranueshme”/ Balla: Protesta e humbi kauzën fillestare. Nuk e pranojmë partinë e Berishës si ndërmjetës

schedule11:08 - 30 Qershor, 2026

schedule 11:08 - 30 Qershor, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dënuar ashpër shfaqjet e gjuhës antisemite duke i cilësuar ato si të papranueshme për shqiptarët. Sipas Ballës, kjo lëvizje e ka humbur kauzën e saj fillestare dhe rrezikon të nxjerrë në pah elementë të një të majte radikale.

“Dy fjalë për antisemitizmin. Për shqiptarët gjuha antisemite është e papranueshme. Për Shqipërinë heqja e flamurit të Izraelit dhe përdorimi i fjalës “çifutë” janë shumë shqetësuese. Shqiptarët nuk e kanë zakon që të përdorin flamujt dhe simbolet e vendeve të tjera. Shqipëria jonë e përbashkët duhet që të ecë përpara me këtë qasje. Kjo protestë e humbi kauzën fillestare. Unë nuk e di se kush janë organizatorët e vërtetë. Ka shqetësim, si anëtar i Kuvendit prej shumë vitesh, për elementët radikalë.

Nxirrni emrat, tregoni se çfarë keni bërë më parë në jetën tuaj dhe mos u merrni me interesa të ngushta. PD nuk e ka legjitimitetin për të përfaqësuar këtë protestë. Nga kjo protestë nuk mund të dalë një PD e re, por një e majtë radikale, kurse ne ndryshe nga ju kemi një PS të re, të rilindur. Të dashur protestues, me legjitimitet ne nuk e pranojmë partinë e Saliut si ndërmjetësuesen tuaj me ne. E dyta, që ka të bëjë me mocionin me debat për komisionin e rezolutës, nuk e pranojmë.



Jam shumë dakord që të kemi një mocion me debat pro rezolutës, ta bëjmë për ditën që kemi diskutimin e raportit të PE. Zgjerojmë kohën e debatit dhe hajde të flasim për rezolutën e PE. Është e pamundur për ne që të shkelim normën e parlamentit”, tha Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!