“Gjuetarët” e kasafortave bëjnë kërdinë në 40 biznese

schedule15:51 - 19 Qershor, 2018

schedule 15:51 - 19 Qershor, 2018

Mbi 40 vjedhje kasafortash kishin kryer 5 anëtarët e grupit të pranëgosur një ditë më parë nga policia e kryeqytetit. Dëmi i shkaktuar biznesmenëve ka qenë ralativisht i madh, thekson Policia e Shtetit, dhe shkon në total 1 milion euro.

Pesë grabitësit e kasafartave të prangosur të hënë nga policia e Tiranës, ishin kthyer në temrrin e bizneseve të mëdha jo vetëm në kryeqytet por në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas burimeve të grupit hetimor, dyshohet se anëtarët e bandës të kenë kryer të paktën 40 vjedhje, ndërsa shuma që kanë përfituar nga hapja e kasafortave shkon në total afërsisht 1 milion euro.

Pasi u arrestuan Saimir Kuçi, Elton Lika, Valmend Pelivani, Donald Ahmetaj dhe Engrid Hënaj, u dokumentuan edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Durrësit, Kavajës, Laçit, Berat, Korçë, Fier dhe Vlorë .

5 TË ARRESTUARIT

  1. Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë
  2. Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë
  3. Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje
  4. Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje
  5. Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje

Sipas hetimeve rezulton se kreu i grupit ishte Elton Lika, i cili ka qenë i dënuar më herët bashkë me Saimir Kuçin për vjedhje me armë.

Pjesë e grupit ishte edhe ish efektivi i “Shqiponjave” Engrid Hënaj. Ai ka qenë më herët i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 7 muaj burg, pasi ka ndihmuar një të kërkuar për vjedhje. Hënaj kishte vetëm 2 muaj që ishte liruar me kusht nga qelitë e burgut. Por gjatë hetimeve rezultoi se, ish-efektivi ka komunikuar në rrjetet sociale me Elton Likën, dhe anëtarët e tjerë të bandës duke përgatitur grabitjen e rradhës.

Grabitjet e kryera nga grupi kriminal

  1. 02.03 2018 ku është vjedhur me armë filiali bankës në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.
  2. 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A.Rr.
  3. 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr eshte vjedhur kasaforta e një mobilerie.
  4. 18.06.2018 ku tek ish qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me armë një mobileri.
  5. 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme.
  6. 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqerie në rrugën “Frederik Shiroka”.
  7. 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën “Njazi Meka”.
  8. 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaketi në rrugën “Hysen Xhura”.
  9. 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarketi në rrugën “Tom Plezha”.
  10. 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë.
  11. 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë.

Gjithashtu, një nga mënyrat që përdornin Lika dhe Kuçi ishte se, dërgonin persona të tjerë tek subjektet private fillimisht për të filluar punë. Më pas ata vinin në funksion planin e tyre duke marrë informacion se ku ndodhej arka e kursimeve e po kështu edhe vendi ku fshihej kadaforta. Policia thekson se një metodë të tillë, grabitësit e kanë kryer tek një nga bizneset e mëdhë që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës. Por dyshimet e grupit hetimor janë se në disa episode të tjera, ka pasur edhe bashkëpunimin me rojet e sigurisë, ku këta të fundit në këmbim të pagesës kanë ndihmuar grabitësit të realizojnë planin e tyre. /abcnews.al