Gjobë dhe heqje patente për 8 muaj, “pijaneci” i Barcelonës e pëson

schedule14:56 - 22 Gusht, 2020

schedule 14:56 - 22 Gusht, 2020

Arthur Melo e ka pësuar, pasi u kap nga policia duke drejtuar makinën në gjendje të pirë. Diçka e tillë u zbulua rastësisht nga forcat e rendit. Policia lokale e Palafrugell u njoftua për një aksident në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit.

Rreth orës 04:00, ai kishte qenë duke drejtuar makinën e tij tip Ferarri dhe kishte hipur në trotuar, fatmirësisht pa i shkaktuar dëme askujt. Policia, me të mbërritur në vendngjarje i bëri testin e alkoolit brazilianit Arthur, i cili kishte konsumuar mbi normë.

Nisur nga kjo, ai është ndëshkuar nga autoritetet me heqjen e patentës për tetë muaj, ndërkohë që do të duhet të paguajë një gjobë që kap shifrën e 1200 eurove. /abcnews.al