Gjiknuri: “Kërkojmë mbështetje për reformën në sektorin e ujit”

schedule16:37 - 23 Nëntor, 2017

schedule 16:37 - 23 Nëntor, 2017

Qeveria kërkon mbështetjen e donatorëve për të realizuar reformën në sektorin e ujit. Në një takim me organizata të huaja financiare, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka shprehur interes në mbështetjet teknike për menaxhimin e sektorit dhe në veçanti të ndërmarrjeve të ujësjellësit.
Me reformën që do të ndërmerret në disa hapa, vitin e ardhshëm Ministria e Infrastruktures parashikon të pajisë me kontratë të rregullt dhe matës uji të gjithë konsumatorët.
Faza e parë e reformës së ujit është llogaritur deri në muajin shkurt. Ministri theksoi se niveli i humbjeve në rrjet është i lartë deri në dy të tretat e sasisë, ndërsa pranoi se reforma duket të përfshijë edhe vetë ndërmarrjet e ujësjellësit, që cilat kanë probleme me menaxhimin./abcnews.al