Gjiknuri: Ka ende çështje të pambyllura, nesër mbledhja e radhës

schedule19:56 - 15 Qershor, 2020

schedule 19:56 - 15 Qershor, 2020

Ka përfunduar pas dy orësh mbledhja e Këshillit Politik, të zhvilluar në kuadër të diskutimeve për amendamentet për reformën Zgjedhore.

Bashkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes është shprehur se nesër do të mblidhen sërish.

Ndër të tjera në fjalën e tij Gjiknuri ka theksuar se ka ende disa pika për tu diskutuar që janë  KQZ dhe fushata zgjedhore që PD do më shumë kohë.

LEXO EDHE: Bylykbashi: Ata që do të votojnë më shumë se njëherë në zgjedhjet e ardhshme do identifikohen

“U dakordësuan të gjitha proceset që lidhen me identifikimin elektronik, kompetencat e zv/komisionerit për këtë proces, çështjet e financimit të zgjedhjeve. U dakordësuam për dispozitat që kishin përgatitur ekspertët, angazhimi që ka marrë qeveria për të dyfishuar fondin publik për fushatën zgjedhore, si dhe rënia dakord e pranimit të raportit 1 me 3, financim publik me financim privat. Nesër do vazhdojmë mbledhjen tjetër në orën 17:00, shpresojmë të përfundojmë të gjitha amendimet për Kodin Zgjedhor.

Ka akoma çështje siç është pjesa e KQZ-së dhe disa elementë që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore që PD kërkon kohë më shumë. Shpresoj që nesër, është në interes të PD-së dhe të gjitha palëve që ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Draftet janë, ka akoma disa pika për tu diskutuar. Ata thonë se kërkojnë më shumë kohë që të konsultohen me ekspertët e tyre. Shpresojmë që ata do vijnë nesër me dispozitat përfundimtare”, tha Gjiknuri./abcnews.al