Gjesti heroik i policit, shkakton aksident dhe u shpëton jetën dy qytetarëve (PAMJET)

schedule20:44 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 20:44 - 1 Dhjetor, 2021

Një patrullë policie në Rusi ka shkaktuar një aksident automobilistik për të shpëtuar këmbësorët nga një goditje që mund të ishte fatale. Por lëvizja e zgjuar e efektivit u shpëtoi jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim. Dy qytetarë futen për të kaluar në rrugë. Një makinë patrulle policie i shikon dhe ngadalëson shpejtësinë duke lejuar dy këmbësorët përpara saj të kalojnë rrugën në mënyrë të sigurt.

Por pas makinës së patrullës, shoferi pikasi nga pasqyra se po vinte një makinë me shpejtësi, e cila mund të përplaste kalimtarët.

Pa u menduar, shoferi kthen timonin dhe godet makinën që po vinte me shpejtësi dhe që drejtohej nga një person që ishte nën efektin e drogës, duke e ndaluar disa metra para këmbësorëve, duke u shpëtuar jetën. E gjithë skena është kapur nga kamerat e trafikut./ Abcnews.al