Gjermania dërgon ekspertë në Kosovë në luftën kundër koronavirusit

schedule18:22 - 21 Shtator, 2020

schedule 18:22 - 21 Shtator, 2020

Gjermania do të dërgojë një Kosovë një ekip ekspertësh që të ndihmojnë për luftimin e pandemisë.

Nesër në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) do të mbahet ceremonia e pritjes së misionit të ekspertëve COVID-19 “Joint Robert Koch Institute/EMT/GOARN- mission to Kosovo” nga Gjermania.

Ekipi i ekspertëve epidemiologjikë dhe mjekësorë nga instituti gjerman i shëndetit publik “Robert Koch Institute” do të qëndrojë në Kosovë për dy javë për të ofruar ndihmë në lidhje me nevojat Covid-19 në Kosovë. Misioni i Ekspertëve do të drejtohet nga Dr. Andreas Jansen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Gazeta Express.

Në Kosovë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 79 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima./ db/Abcnews.al