Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Video | Gjendet një person i pajetë në Durrës

schedule15:04 - 24 Tetor, 2019

schedule 15:04 - 24 Tetor, 2019

Një person u gjet i pajetë brenda apartamentit të tij në lagjen nr. 18 në Durrës. Mësohet se në banesë janë gjetur edhe njolla gjaku, çka bëri që policia të dyshojë fillimisht për vrasje apo ngjarje aksidentale.

Viktima është identifikuar si Dashamir Arapaj, 55 vjeç, i cili njihej nga fqinjët si i alkoolizuar. Trupi i pajetë u dërgua drejt morgut për ekzaminimin mjeko-ligjor, ku pas kqyrjes se parë mjekët thanë se 55 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.



Ndërsa njollat e gjakut të gjetura në banese dhe në veshjen e viktimës sipas ekspertëve kanë ardhur si pasojë e konsumimit të tepruar të alkoolit, duke i shkaktuar hemorragji të jashtme. Krahas të dhënave të para policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!