Gjendet një granatë në një vazo anës lulishtes në Kombinat

schedule09:45 - 25 Maj, 2018

schedule 09:45 - 25 Maj, 2018

Një granatë është gjetur mëngjesin e sotëm në një vazo anës një lulishteje në Kombinat. Policia është njoftuar nga qytetarët rreth orës 08:15 dhe menjëherë ka shkuar në vendngjarje.

Efektivët e policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë bërë rrethimin e saj duke mos lejuar kalimin e njerëzve. Me ndërhyrjen e forcave xheniere është bërë i mundur çmontimi i granatës, pas asnjë problem.

Nuk dihet ende se kush mund ta ketë vendosur granatën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al