Gjendet thesari 4 500 vjeçar në Angli

schedule11:19 - 22 Qershor, 2020

schedule 11:19 - 22 Qershor, 2020

Arkeologët kanë zbuluar një monument parahistorik, pranë Stonehenge në Angli. Puna në terren ka zbuluar prova të boshteve masive parahistorike.

Ato rrethojnë vendbanimin antik të Mureve Durrington, 3 km nga Stonehenge. Testet sugjerojnë se punimet në tokë janë neolitike dhe datojnë më shumë se 4500 vjet më parë.

Ekspertët besojnë se 20 ose më shumë boshte mund të kenë shërbyer si kufi për një zonë të shenjtë. Një ekip akademikësh nga universitetet e St Andreës, Birmingham, Ëarëick, Glasgoë dhe Universiteti i Uellsit Trinity Saint David punuan për projektin.

Dr. Richard Bates tha: “Praktikat e sofistikuara qartazi dëshmojnë se njerëzit e asaj periudhe ishin goxha në harmoni me zhvillimet natyrore deri në masën që ne vështirë se mund t’i paramendojmë në jetën tonë sot.” /abcnews.al