Një makinë e djegur është gjetur gjatë drekës në fshatin Derven të Fushë-Krujës. Brenda saj u gjet një trup i pajetë. Policia e Durrësit bëri me dije se gjatë kontrollit në makinë janë konstatuar mbetje të trupit të një njeriu, ende i paidentifikuar.
Nuk dihet nëse kufoma i përket seksit mashkull apo femër. Nga burime të ABC News mësohet se makina e shkrumbuar është në pronësi të Xhavit Osmanit nga Mitrovica. Por ende nuk është e konfimuar nëse Osmani është viktima e gjetur apo bëhet fjalë për një person tjetër.
Specialistët për krimet në bashkëpunim me prokurorinë e Krujës po punojnë për identifikimin e trupit të pajetë dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Nuk përjashtohet mundësia e një vrasjeje./abcnews.al