Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjendet i vetëvarur 47 vjeçari në Shkodër, pasi u shoqërua në polici

schedule18:55 - 28 Maj, 2018

schedule 18:55 - 28 Maj, 2018

Një 47 vjeçar u gjet i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Barbullush të Shkodrës. Policia njoftoi se  viktima nuk kishte shenja dhune në trup. Por familjarët kërkojnë hetim të plotë, pasi viktima ditën e sotme ishe shoqëruar në komisariat pasi dyshohej për një vjedhje. Ata pretendojnë se i afërmi i tyre është dhunuar nga efektivët e policisë. 

Mesditen e së hënës policia e Shkodrës njoftoi se një 47 vjeçar ishte gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur në fshatin Barbullush. Po sipas policisë në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.



Por të afërmit e Ardian Kallamit pretendojnë krejt të kundërtën.

Ata thonë se blutë e Shkodrës e kishin shoqëruar viktimën të shtunën pasi dyshonin se kishte vjedhur banesën e një fqinji.

“Është arrestu të shtunën nga policia, dhe emqe e ka masakrua policia  e kanë cçuar në burgun e Shkodrës”.

Sipas tyre 47 vjeçari Kallami ishte marrë për herë të dytë në komisariat dhe pasi është kthyer në shtëpi i ka dhënë fund jetës.

Familjarët tregojnë se ai kishte shenja dhune në fyt madje japin edhe emrat e policëve që dyshojnë se kanë goditur viktimën.

“Më tha ai shefi ai Federiku më ka goditur. Ai me gojë të vet i tha poliict pse më kini rrah?”

Të afërmit e Ardian Kallamit kërkojnë hetim të plotë të ngjarjes. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!