Gjenden të vdekur 5 anëtarë të një familje në SHBA

schedule11:15 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 11:15 - 26 Dhjetor, 2020

 Pesë persona, të cilët dyshohet se janë nga e njëjta familje, janë gjetur të vdekur brenda një rezidence në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditën e Krishtlindjes.

Policia ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë rreth orës 17:00 të së premtes për një aktivitet të dyshimtë brenda një shtëpie, ndërsa kur mbërritën në vendin e ngjarjes, forcat e policisë gjetën trupat e pajetë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se personat mund të jenë vrarë, por ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë janë të paqarta./abcnews.al