Gega drejt shërimit, mjekët i japin leje të kthehet në Shqipëri

schedule09:59 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 09:59 - 2 Dhjetor, 2020

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega prej ditësh ndodhet në një nga spitalet e Turqisë, duke u shëruar nga Covid-19 në mënyrë më të specializuar, pas komplikacioneve të shfaqura gjatë kurimit në kushte shtëpie.

Trajtimi në Turqi ka shkuar shumë mirë dhe sot Kukësi ka njoftuar lajmin e madh për trajnerin e tyre. Skënder Gega është shëruar thuajse plotësisht dhe ka marrë lejen e mjekëve për tu kthyer në Shqipëri. Trajneri nga Tropoja mbërrin sot në aeroportin e Rinasit.

NJOFTIMI – “Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës.

Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Welcome back Gega! /abcnews.al