Gazment Bardhi: Të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend

schedule12:47 - 7 Maj, 2021

schedule 12:47 - 7 Maj, 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, më anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kreu të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke thënë se ky i fundit nuk pranon të merre me vjedhjen e madhe të votave.

Bardhi ka shtuar se Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Sipas Bardhit detyra e demokratëve është që të qëndrojnë qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë. /abcnews.al/