Gazetarja Erdonita Hebibi, ishte e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për ditarët e babit të saj, të cilat do të publikohen së shpejti.
Ajo rrëfeu se ka gjetur tre ditarët e babait 7 vite pasi ai kishte ndërruar jetë. Më tej ajo shtoi se shkrimet e babait ishin përjetime të përditshmërisë, dhe emocionet e lindjes së saj dhe të motrës.
“Janë tre ditarë dhe janë shkruar që nga viti 1993. I kam pasur në dosjet e mia, kohët e fundit kam nisur t’i shfletoj nga pak. Gjeta forcën që ti botja. Babi ka qenë profesor i lëndëve ekonomike. Zbulova se kur kisha lindur unë, kishte qenë dita më e bukur për të. Babi kishte shkruar përjetime të përditshmërisë, emocionet e lindjes sime dhe të motrës.
Një fragment që më ka ngelur në mendje ishte fakti që shtëpia jonë është ndërtuar me borxhe. Para dy vitesh unë plotësova amanetin e tij të parë. Botova librin tim të parë “Brenda meje” me poezi të miat. Babi im e ka pasur shumë qejf dhe pasion të shkruarit, por nuk e arriti kurrë.”, u shpreh ajo.
/abcnews.al



