Gazetari Ardit Toca ka zgjedhur të bëjë një aventurë të pazakontë në jetën e tij. Ai ka shkuar në një udhëtim në Kolumbi dhe i ka shpallur vetes sfidën për të fjetur një natë në mes të xhunglës.
Në një lidhje me Skype nga Kolumbia për “ABC e Mëngjesit”, Arditi ka treguar se si e mori këtë iniciativë, duke theksuar se ishte diçka e paplanifikuar.
Ai ka zbuluar se ka takuar dhe mjaft shqiptarë atje, të cilët operojnë me bizneset e tyre private.
“Ishte thjesht kuriozitet, ishte diçka që nuk e kisha planifikuar. Një javë para se të vija këtu, gjeta një intenerar dhe thash ta provoja. Njerëzit e Amerikës Latine më kanë tërhequr gjithmonë sepse janë të dashur si ne.
Unë kam shkuar vetëm dhe kam pasur një intenerar pak si të çuditshëm. Shkova në Bogota, pastaj në Medelinë, pastaj kisha dhe një kuriozitet jo vetëm për pjesë të qyteteve.
Kam hasur shqiptarë këtu, të cilët kanë biznese. Para se të vija kisha një opinion tjetër për Kolumbinë si një pjesë e njerëzve kur i thash që do ikja, por mua më ka surprizuar për mirë. Këtu ka një prezencë të madhe policie dhe ke siguri”, tregoi Arditi./abcnews.al