Garuesit e veçantë të maratonës, mes tyre edhe çifti afgan

schedule11:38 - 17 Tetor, 2021

schedule 11:38 - 17 Tetor, 2021

Një kategori e veçantë e Maratonës së Tiranës është ajo “We too”. Në këtë kategori marrin pjesë persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë të cilët garuan për një mesazh motivues, se edhe ata munden.

Ndërkohë garues të veçantë në maratonë po ashtu kanë qenë edhe Hazizi dhe Fatima, çifti nga Afganistani, që mbërriti bashkë me refugjatët e parë që lanë vendin e tyre për shkak të marrjes së pushtetit nga talibanët. Kauza e tyre ishte për refugjatët dhe afganët të cilët në këto momente po kalojnë një situatë aspak të qetë. /abcnews.al/