Garë e fortë për talentin shqiptar, dy ekipe të Serie B vihen pas tij

schedule19:59 - 5 Tetor, 2020

schedule 19:59 - 5 Tetor, 2020

Garë e fortë në Itali për talentin shqiptar, Cristian Paloka. 18-vjeçari nuk ka rinovuar me skuadrën e Hellas Verona dhe menjëherë, dy ekipe të Serie B janë vënë në lëvizje për të siguruar firmën e tij.

Ascoli dhe Pisa kërkojnë medoemos firmën e sulmuesit anësor, por siç raportojnë mediat italiane, Ascoli është ekipi favorit. Pikërisht te kjo skuadër, luan dhe shqiptari tjetër, Dean Lico.

Zgjedhja është në duart e Palokës, i cili kërkon një ekip ku i garantohen minuta, për t’u rritur sa më shumë. 18-vjeçari është një futbollist me të ardhme dhe në Itali, e konsiderojnë si një potencial ende i pazbuluar. Shumë shpejt, do të ketë dhe zyrtarizim të Palokës te një nga këto dy skuadra./abcnews.al

https://www.facebook.com/1323356310/posts/10224030129564058/