VIDEO/ Gara shpejtësie në pikun e trafikut, e pëson i “forti” me “BMW” në Tiranë

schedule10:09 - 3 Mars, 2022

schedule 10:09 - 3 Mars, 2022

Një drejtues automjeti është kthyer në rrezik për veten dhe të tjerët duke kryer manovra të rrezikshme në autostradën Tiranë-Durrës, në pikën e trafikut. Policia bën me dije se shoferi i automjetit “BMW” është raportuar nga qytetarët.

Pas ndalimit nga policia ai është ndëshkuar me gjobën me vlerë 40000 (dyzet mijë) lekë ndërsa janë marrë masa për bllokimin e automjetit të tij.

Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë të rinj edhe 14 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.

Njoftimi i policisë

Kreu manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në rrugën interurbane Tiranë-Durrës në pikun e trafikut duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, por identifikohet dhe bllokohet nga Policia Rrugore e Tiranës, si dhe ndëshkohet me masë administrative 40.000 lekë të rinj.

Në kuadër të masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, nuk rregullojnë shpejtësinë dhe bëjnë gara me shpejtësi, në datën 23.02.2022 nëpërmjet rrjeteve sociale, është publikuar një video e një mjeti markë “BMË” ku drejtuesi i mjetit bënte manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Falë punës intensive të mirë organizuar u bë e mundur gjetja dhe ndalimi i mjetit së bashku me drejtuesin e mjetit, shtetasin L. G.

Për kundërvajtjen e kryer ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative me vlerë 40000 (dyzet mijë) lekë si dhe u mor masa e bllokimit për automjetin.

Gjithashtu, gjatë 72 orëve të fundit, janë evidentuar e ndëshkuar me nga 40.000 lekë të rinj edhe 14 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët, që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/abcnews.al