Rovena Zoto është kandidatja e dytë në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Aktualisht, Rovena Zoto ushtron detyrën si prokurore pranë Prokurorisë së Tiranës. Ajo është emëruar prokurore në vitin 2010, pasi përfundoi Shkollën e Magjistraturës.
Gjatë karrierës së saj, Zoto ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Lushnjes, Fierit dhe Tiranës. Ajo ka hetuar vepra që lidhen kryesisht me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe hetimet pasurore.
Ndërkaq, dorëzimin e kandidaturës e ka bërë edhe prokurori Ylli Pjetërnikaj.
Dje, prokurori i posaçëm i SPAK, Adnan Xholi dorëzoi kërkesën pranë KLP-së, duke shprehur zyrtarisht interesin për të marrë pjesë në garë.


