Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gara për golin më të bukur/ FIFA ka përzgjedhur 12 rrjeta për çmimin e Botërorit

schedule13:07 - 22 Korrik, 2026

schedule 13:07 - 22 Korrik, 2026

Tradita e do që të ketë një të tillë. Në Kupën e Botës u ndanë shumë çmime individuale, veçse njëri ka mbetur ende pezull, dhe pret të votohet nga publiku. Po flasim për golin më të bukur të turneut, një zgjedhje jo edhe aq e lehtë, në një kampionat ku u shënuan plot 308 rrjeta, shpesh tepër të veçanta.

Tashmë, janë përzgjedhur 12 që cilësohen si më të denjët për këtë konkurrim.

Një nga golat më të vlerësuar ishte ai i shënuar nga Sindi Lopez Kabral për Kepin e Gjelbër ndaj Argjentinës, në sfidën e raundit të dytë që nënkampionët e botës e fituan me shumë vuajtje 3-2.



Nuk mund të mbetej pas autori i realizimit që përcaktoi finalen, pra Ferran Torres i Spanjës, që tundi rrjetën argjentinase në minutën e 106-të në stadiumin e Nju Xhersit. Në garë është padyshim aksioni i shkëlqyer individual I Xhud Belinghamit, në finalen e vogël, kur ylli anglez sigloi fitoren e “Tre luanëve” ndaj Francës me shifrat 6-4, pikërisht në sekondat e fundit.

Argjentina i ka përfaqësuesit e saj në garën për këtë trofe. Hulian Alvarez nuk mund të lihej jashtë ndërsa shënoi në mënyrë të shkëlqyer kundër Zvicrës duke I dhënë praktikisht fitoren Argjentinës në duelin çerekfinal dhe tepër të tensionuar.

Një nga golat e Kilian Mbapesë po ashtu është vendosur në grupin e më të mirëve. Pikërisht ai shënuar në ndeshjen e parë të Botërorit për “gjelat”, 3-1 ndaj Senegalit. Fituesi i Këpucës së Artë me 10 goditje të sakta në rrjetë i ka letrat plotësisht në rregull për të marrë edhe një tjetër çmim individual.

Edhe “Madhëria e tij”, Lionel Mesi, do të konkurrojë për këtë tip goli “Pushkash”. Nga tetë golat e tij u përzgjodh ai që realizoi kundër Algjerisë në një nga ndeshjet e grupit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!