Gara e re për hapësirën

schedule12:16 - 21 Qershor, 2021

schedule 12:16 - 21 Qershor, 2021

Nga Nectar Gan and Ben Westcott, CNN

Kur bëhet fjalë për intensifikimin e rivalitetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, qielli nuk është aspak kufiri. Ndërsa të dy vendet janë në garë për sa i përket ekonomisë, teknologjisë, gjeopolitikës në Tokë, hapësira është bërë tashmë kufiri- në konkurrencën midis dy  fuqive.

Dhe për shkak të përdorimit nga të dyja palët të teknologjive hapësinore, ajo që është në rrezik shtrihet përtej prestigjit thjesht shkencor dhe pozitës globale. Përveç mbrojtjes kombëtare, shumë nga jeta jonë në Tokë – nga komunikimet digjitale deri te lundrimi  varen nga satelitët në hapësirë.

Pas shkatërrimit të programit hapësinor të Bashkimit Sovjetik, SHBA-të  kanë udhëhequr edhe në hapësirë. Por gjatë viteve të fundit, vëzhguesit dhe politikanët amerikanë kanë paralajmëruar që dominimi i Amerikës së shpejti mund të sfidohet nga  Kina, raporton abcnews.al

Ky shqetësim është shtuar edhe më shumë pas një sërë  arritjesh të rëndësishme të Kinës: Në vitin 2019, Kina u  bë vendi i parë që zbarkoi në Hënë; vitin e kaluar, Kina dërgoi në orbitë me sukses satelitin e saj Beidou, dhe muajin e kaluar, u bë vendi i vetëm pas SHBA-së që dërgoi një rover në Mars.

Këto zhvillime të Kinës kanë nxitur  administratorin e ri të NASA-s Bill Nelson të paralajmëronte Amerikën përballë ambicieve hapësinore të Kinës.

Në një seancë dëgjimore të Dhomës së Përfaqësuesve muajin e kaluar, ai e cilësoi Kinën “një konkurrencë shumë agresive” dhe paraqiti në Kongres planet e tij për të financuar NASA-n në mënyrë që ata të dërgojnë përsëri njerëz në hënë.

Pavarësisht përparimeve, teknologjia hapësinore e Kinës nuk mund ta arrijë SHBA-në. Por programi hapësinor i Kinës ka mbështetje politike dhe monetare nga Partia Komuniste në pushtet, raporton abcnews.al

Javën e kaluar, konkurrenca SHBA-Kinë për sa i përket hapësirës  hyri në një fazë të re kur tre astronautë kinezë mbërritën në stacionin hapësinor ende në ndërtim. I vetmi stacion tjetër hapësinor që ishte në orbitë ishte Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, një bashkëpunim i udhëhequr nga SHBA me Rusinë, Europën, Japoninë dhe Kanadanë.

 

Gjatë 23 viteve të fundit, ISS është vizituar nga më shumë se 200 astronautë nga 19 vende – përveç Kinës. Që nga viti 2011, NASA-s i është  ndaluar të bashkëpunojë me Kinën, pasi Kongresi miratoi “Wolf Amendment”( ligj i miratuar nga SHBA që ndalon NASA-n të përdorë fondet qeveritare për të bashkëpunuar me Kinën) për shkak të shqetësimeve në lidhje me spiunazhin.

Ky përjashtim të paktën pjesërisht ka nxitur Pekinin për të ndërtuar stacionin e tij hapësinor, Tiangong, i cili pritet të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm – dy vite para se ISS të mos jetë në përdorim në 2024, raporton abcnews.al

Nëse SHBA-ja dhe partnerët e saj ndërkombëtarë nuk vendosin të zgjasin misionin e ISS, stacioni hapësinor Tiangong i Kinës së shpejti mund të bëhet stacioni i vetëm me ekuipazhë në orbitë – ai që astronautët e NASA-s nuk lejohen të bashkohen nga ligji që ka miratuar SHBA që në 2011.

Ndërsa ISS ishte kryesisht një sipërmarrje SHBA-RUSI, që nga hiri i Luftës së Ftohtë, Tiangong  po ndërtohet mes bisedimeve për një Luftë të Re të Ftohtë. Dhe ka të ngjarë që në vitet që do të vijnë, aleancat në hapësirë ​​do të pasqyrojnë gjithnjë e më shumë linjat gjeopolitike në Tokë.

Tashmë, zyrtarët kinezë të hapësirës e kanë bërë të qartë se dëshirojnë të mirëpresin astronautë të huaj në bordin e stacionit hapësinor pas përfundimit. Kina po bashkon gjithashtu forcat me Rusinë për të ndërtuar një stacion të përbashkët kërkimor në polin jugor të hënës deri në vitin 2035 – një strukturë që do të jetë e hapur për pjesëmarrjen ndërkombëtare.

Ndërkohë, SHBA-ja po ndërton koalicionin e vet ndërkombëtar. Marrëveshjet Artemis,  nga NASA në maj të vitit të kaluar, janë nënshkruar nga 12 vende, duke përfshirë SHBA-në dhe aleatët kryesorë si Britania, Australia, Kanada, Japonia dhe Koreja e Jugut.

As Kina dhe as Rusia nuk janë pjesë e marrëveshjes. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al