Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Futbolli total është Maroku/ Holanda mundet nga një rival që “i vodhi” stilin e futbollit

schedule08:18 - 30 Qershor, 2026

schedule 08:18 - 30 Qershor, 2026

Afrika më në fund e ka skuadrën e ëndrrave.

Bota ka parë filozofi të shkëlqyer futbolli nga një Brazil, Holandë, Hungari apo edhe Spanja e “tiki takës”, por vendi I origjinës ka qenë Europa ose Amerika Latine.

Më në fund, edhe kontinenti I zi mund të mburret se Maroku bën pjesë në një shkollë të tillë sulmuese dhe pozitive, që përballë Holandës në raundin e dytë të Kupës së Botës luajti thuajse një futboll total.



Kualifikimi për në të tetat e finaleve ishte I merituar, duke dominuar njërin prej ekipeve më të mirë të fazës së grupeve.

Gjithsesi, në stadiumin e Monterrejit në Meksikë, ku ishin mbi 51 000 spektatorë, marokenët thuajse dolën duar bosh, pasi “tulipanët” shënuan kundër rrjedhës së lojës.

Ishte një gol tepër emocional, nga sulmuesi I Liverpulit, Gakpo, që pak ditë më parë kishte humbur fëmijën që pritej të lindte.

Të paktën, e shoqja është fare mirë.

Sidoqoftë, përtej asaj që meritonte Gakpo, triumfi në fushë duhej t’i përkiste “Luanëve të Atlasit” dhe kështu ndodhi.

U desh edhe jo pak fat, pasi qendërmbrojtësi Isa Diop barazoi në minutën e parë shtesë.

Maroku ishte fare pranë largimit, dhe do të kishte qenë një mëkat me 70 për qind mbajtje topi, e 11 gjuajtje, dyfishin e holandezëve.

Tek penalltitë pati shumë gabime, por afrikanët bënë më pak, dy, përfshi edhe ylli kryesor Ashraf Hakimi, ndërsa “portokallinjtë” gabuan plot tri herë dhe u eliminuan.

Maroku vazhdon historinë e tij në kupat e botës, e pasi mundi Spanjën e Portugalinë në 2022, tani e bëri me Holandën, e ndoshta në çerekfinale do të ketë punë me Francën e madhe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!