Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fushata u mbyll, sot heshtje zgjedhore/ Nesër 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen kutive të votimit

schedule09:28 - 10 Maj, 2025

schedule 09:28 - 10 Maj, 2025

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen te dielen kutive te votimit per te zgjedhur 140 perfaqesuesit e tyre ne Parlament.

Per here te pare voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Ne gare jane 11 subjekte apo koalicione politike, ku cdo subjekt garon me 186 kandidate ne listen e votimit, 46 prej te cileve jane ne listen e sigurt.



Qendrat e votimit do te hapen do te hapen ne oren 7:00 dhe do te mbyllen ne 19:00. Kodi zgjedhor parashikon qe ato te qendrojne te hapura edhe pertej orarit vetem ne rastet e fluksit te votuesve. Ne te njejten ore, do te mbyllet edhe procesi i votimit per diasporen. Cdo zarf qe vjen pertej ores 19:00 nuk do te numerohet.

Te premten, Partia Socialisti mbylli fushaten ne Parkun Olimpik, ku kryefjale ishte integrimi i Shqiperise ne Be ndersa Partia Demokratike – Aleanca per Shqiperine Madheshtore e mbyllI fushaten ne Bulevardin e Ri.

Kjo e shtune ne Shqiperi eshte heshtje zgjedhore. Gjatë ditës ndalohet çdo aktivitet fushate zgjedhore, përfshirë zhvillimin e mitingjeve, aktiviteteve të tjera zgjedhore dhe shpërndarjen e materialeve propagandistike nga subjektet zgjedhore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!