Fundi i një epoke te Tottenham? Man United nuk dorëzohet për Kane

schedule13:12 - 1 Mars, 2022

schedule 13:12 - 1 Mars, 2022

Sipas Bild Man Unite do të kishte qenë në pole position kur bëhet fjalë për garën për të lakmuarin Harry Kane (28 vjeç). Një çështje është e qartë: sulmuesi ka një kontratë me Tottenham Hotspur deri më 30 qershor 2024.

Fundi i një epoke te Tottenham Hotspur?

Britaniku tani do të ishte më afër Old Trafford. Në këtë kuptim, nuk duhet lënë pas dore faktori Mauricio Pochettino (PSG), një trajner që është në listën e kandidatëve për të marrë frenat e Man United.

Nga ana e tij, Antonio Conte, trajneri i Spurs, do të bëjë një përpjekje të dukshme me ambicien për të vazhduar të shijojë yllin e tij. Pavarësisht kësaj, sado e pabesueshme të duket, gjithçka tregon se rinovimi i Kane nuk është prioritet për Tottenham.

Një çështje që nuk kalon pa u vënë re nga Manchester United, kryesisht për të dhënë një goditje të jashtëzakonshme në merkato dhe në Premier League. /abcnews.al/