FT: Çfarë fshihet pas 16+1 dhe pse BE i frikësohet Kinës?

schedule15:25 - 29 Nëntor, 2017

schedule 15:25 - 29 Nëntor, 2017

Në një editorial të gjatë Financial Times rreshton arsyet se pse Bashkimi Europian i frikësohet arritjes së Kinës deri në Europën Lindore si dhe lidhjeve të Pekinit me disa vende të varfra në Europë.

“Brukseli është tronditur për faktin se si Kina ka mbërritur në Evropën Lindore”, me këtë titull FInancial Times botoi një editorial lidhur me me marrëdhëniet mes Europës lindore dhe Kinës. Gjithashtu një nga pyetjet kryesore është dhe për atë që fshihet pas formatit 16 +1.

Ky format është një iniciativë e Kinës që synon intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me 11 nga vendet anëtare të Bashkimit Europian  si dhe 5 vende të Ballkanit. Vendet janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Repulika Ceke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia. Bashkëpunimet janë në fushat e investimeve, transportit, financës, shkencës edukimit dhe kulturës. Kina rreshton në këtë format tre prioritete: infrastrukturën, teknologjinë e lartë dhe atë të gjelbër.

Por Brukseli ka shumë dyshime për këtë format, ashtu si dhe kryeqytete e shumë vendeve anëtare të BE-së. Shqetësime këto të konfirmuara nga një diplomat europian për Financia Times, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim për shkak të temës delikate. Ky i fundit e cilëson formatin 16+1 vetëm majën e Ajsbergut pasi, ai ka të bëjë me shumë gjëra të cilat prekin dhe kompetenca të BE-së. Sipas tij BE-ja është e shqetësuar se lidhjet më të ngushta Pekinit me disa vende më të varfra në Evropë do të ndikojnë politika të të gjithë bllokut. Në artikull shkruhet se 16 + 1, një grupim prej 16 vendeve të Evropës qendrore dhe lindore të udhëhequra nga Kina, në Hungari përshëndetet si hapje në drejtim të lindjes, autoritetet serbe e shohin si miqësi të besueshme, ndërsa qeveria polake e përshkruan si një mundësi të madhe. Por diplomatët europianë frikësohen se këto mundësi mund të shfrytëzohen nga Pekini për të minuar rregullat e Bashkimit Europain dhe të tensionojë marëdhëniet mes lindjes dhe Perëndimit. Financial Times shkruan se është e qartë se ylli i Pekinit është në rritje, në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore – përfshirë Serbinë, e cila ka tashmë ka kontrata të mëdha infrastrukturoreFT.

Zv/kancelari gjerman njëkohësisht ministër i jashtëm Sigmar Gabriel, në shtator i bëri thirrje Pekinit që të respektonte konceptin e një Europe duke shtuar se nëse nuk do të ketë sukses zhvillimi i një startegjie të përbashkët ndaj Kinës, Atëherë do të jetë Kina që do të ketë sukses në ndarjen e Europës.

Sipas Financial Times, joshja e Kinës në njërën anë dhe tërheqja e BE-së në anën tjetër po krijon përçarje politike në Serbi./abcnews.al