FSHF, “vjedhje” në Gjermani, objektivi i radhës për kombëtaren është Brajan Gruda

schedule19:44 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 19:44 - 7 Dhjetor, 2023

Është vërtet një emëri i spikatur.

Nuk është pak të jesh i rëndësishëm në Bundesliga-n gjermane në moshën 19-vjeçare.

Brajan Gruda ia ka dalë, me asist goli kundër Bayern Munich, dhe duke realizuar kundër Borussia Monchengladbach.

Këtë talent të ri dhe tepër interesant duket se kërkon ta rrëmbejë Shqipëria, ndonëse “gjuetia” nuk premton të jetë shumë e suksesshme.

Kjo sepse, Gruda është futbollist i ekipeve përfaqësuese gjermane të moshave, dhe aktualisht luan për Gjermaninë U21, në radhët e së cilës ka luajtur në 5 ndeshje.

Gjithsesi, sulmi ka nisur dhe një media serioze si revista “Sport Bild” ngre “alarmin”.

“Kujdes DFB, Shqipëria dëshiron të na e vjedhë këtë talent”, është titulli, shoqëruar me foton e Gjermanisë U21, në të cilën Gruda është majtas me numrin 17.

Po flasim për një lojtar ofensiv të krahut, i cili ka një karton prej 5 milionë eurosh, i dyti futbollist gjerman më i shtrenjtë në moshën nën 20 vjeç.

Dëshira do të ishte e madhe që Gruda të vishte fanellën “kuqezi”, ndonëse misioni duket tepër i vështirë.

Federata dhe Sylvinho do ta provojnë deri në fund. /abcnews.al