Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gruda, “kaiser” i Gjermanisë/ Ylli me origjinë shqiptare nga Shkodra shkatërron Holandën

schedule12:30 - 17 Nëntor, 2026

schedule 12:30 - 17 Nëntor, 2026

Lavdinë e nisi që në Beograd.

Brajan Gruda I shënoi fillimisht Serbisë, me një rrjetë që do të mbahet mend, ndërsa e vazhdoi spektaklin si futbollist I Gjermanisë, edhe në një duel shumë më të fortë të Ligës së Kombeve, atë ndaj Holandës.

Talenti me origjinë shqiptare nga Shkodra ishte sërish titullar në fushë për “pancerët” e trajnerit Jurgen Klop, dhe shkëlqeu mbi gjithë të tjerët duke shërbyer dy asiste, e duke shënuar gjithashtu gol.



E gjitha kjo, në ndeshjen e dytë për katër herë kampionët e botës, dhe sërish duke iu besuar fanela e lavdishme me numrin 10.

Tek Gjermania e ka mbajtur ish-kapiteni legjendar, Lotar Mateus, kampion I botës në 1990, ndërsa në futboll e kanë veshur më të mëdhenjtë si Pele, Platini, Maradona apo Mesi.

Të besuarit e Klopit, që kanë nisur të luajnë sipas filozofisë së tij të shquar, të mbiquajtur “futboll heavy metal”, kaluan në epërsi pranë fundit të pjesës së parë kur shënoi Sherhant.

Goleada erdhi pas pushimit, fillimisht me autor Florian Vircin në 60’, e pastaj Shloterbekun në 65’.

Në këtë gol, Gruda dha asistin e parë, për të vazhduar në 71’, kur krijoi golin e dytë të shënuar nga Virc.

Djali I ish-futbollistit të Vllaznisë, Bujar Gruda, plotësoi kryeveprën personale me rrjetën në 77’, e dyta në pak ditë pasi realizoi shkëlqyeshëm në stadiumin “Rajko Mitic” të Beogradit.

Ai u përqafua gjatë me trajnerin Jurgen Klop, I cili deklaroi më pas se ylli me numrin 10 është I veçantë për mënyrën sesi e kupton dhe e luan futbollin.

Në rrjetet sociale u hodh një nga driblimet e tij me fanelën e Lajpcigut, si për të treguar më qartë se për çfarë talenti të madh bëhet fjalë.

Po ashtu, “Bild” pohoi se dikur vetë Lionel Mesi I dhuroi Grudës këpucët personale të linjës së limituar, nga të cilët janë prodhuar vetëm 208 palë.

Ndërkaq, me këtë fitore Gjermania siguroi vendin e parë në grupin 2 të Nivelit A të Ligës së Kombeve, me 11 pikë në 6 ndeshje, po aq sa Holanda e Greqia.

Të dytët dolën “tulipanët” që u kualifikuan në çerekfinale, ndërsa grekët nuk ia dolën, por mbetën në Nivelin elitë pas fitores 1-0 ndaj Serbisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!