Franca: Nëse do të jetë e nevojshme do të rrisim sanksionet kundër Rusisë

schedule10:14 - 22 Mars, 2022

schedule 10:14 - 22 Mars, 2022

“Ne nuk do të hezitojmë të rrisim sanksionet kundër Rusisë sa herë që do të jetë e nevojshme”.  Kështu deklaroi sekretari i shtetit për Çështjet Europiane të Francës, Clement Beaune, gjatë një takimi në Bruksel, sipas la repubblica

“Ne do të shtojmë presionin ndaj Rusisë. Nëse do të jetë e nevojshme të miratojmë një tjetër paketë sanksionesh, do ta bëjmë”, tha ai. “Ne kemi miratuar tashmë një paketë sanksionesh, por nëse lufta e Rusisë vazhdon, ne do të rrisim çmimin dhe presionin,” përfundoi ai.

/abcnews.al