FOTO | Trazirat Iran-USA, Torassa ju “çarmatos” me këtë postim epik

schedule23:49 - 8 Janar, 2020

schedule23:49 - 8 Janar, 2020

Mesfushori i Tiranës, Agustin Torassa, nuk ka mundur të qëndrojë larg ngjarjeve të ditëve të fundit, ku ka shumë trazira mes Iranit dhe Amerikës. Fantazisti argjentinas ka parë anën gazmore të kësaj historie në fakt, dhe një foto e postuar nga vetë ai në profilin e tij zyrtar, e tregon më së miri këtë gjë.

Torassa ka shpërndarë një “meme” në InstaStoryn e tij, ku është “tallur” në një farë mënyre me shtetin e tij, Argjentinën. Irani dhe Amerika janë në krah të artilerive të rënda armësh, ndërsa Argjentina e tij… në krah të një tullumbace mbi një shishe të prerë. Kjo “armë” është ndërtuar nga të gjithë ne kur ishim të vegjël, por Torassa mendon se mund të përdoret në luftë…/abcnews.al

Postimi i Agustin Torassa