Rama në aeroplanmbajtësen amerikane, publikon pamje nga stërvitja dhe merr “timonin” e anijes

schedule17:19 - 14 Janar, 2022

schedule 17:19 - 14 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama ka kaluar një ditë në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”,  e cila po kryen stërvitje në ujërat territoriale shqiptare.

Ai ka ndarë disa foto në rrjetet sociale ku është pozicionuar në vendin e kapitenit.

“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, shkruan Rama.

Prej muajit dhjetor, aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” po qëndron në Mesdhe bashkë me numrin e madh të anijeve dhe avionëve që e shoqërojnë. m.v/abcnews.al