FOTO/ Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Miranda Kerr bëhet nënë për herë të tretë

schedule14:47 - 11 Tetor, 2019

schedule 14:47 - 11 Tetor, 2019

Modelja e njohur Miranda Kerr ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë me bashkëshortin Evan Spiegel, një nga themeluesit e “Snapchat”.

Supermodelja e “Victoria’s Secret” ka lindur një djalë, emrin e të cilit ende nuk e kanë bërë të ditur për publikun.

Gjatë shtatzënisë, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto të shumta me barkun e rrumbullakosur, mirëpo ka vendosur të jetë diskrete pas ardhjes në jetë të bebushit.

Kerr është gjithashtu nënë e dy fëmijëve të tjerë, Hart, 1 vjeç dhe vogëlushit tjetër 8 vjeçar me ish-bashkëshortin Orlando Bloom.

Miranda dhe Evan Spiegel u martuan në shtëpinë e tyre në maj të vitit 2017.