FOTO/ Këngëtari i njohur shqiptar përfundon në spital, zbulon si është gjendja shëndetësore

schedule17:52 - 12 Prill, 2021

schedule 17:52 - 12 Prill, 2021

Këngëtari shumë i dashur nga vajzat, Ardian Bujupi ka përfunduar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes disa postimeve në Instastory.

Ardiani ka publikuar një foto duke marrë serum, krahas së cilës ka shkruar “I urrej spitalet”.

 

Më pas këngëtari ka ndarë një foto tjetër me mbishkrimin “Overdozë”.

Pasi gjendja e tij është përmirësuar, ai ka postuar një tjetër foto.

“Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Bujupi./abcnews.al