Foto fantastike, gardiani i Dortmund ka një mesazh kundër racizmit!

schedule21:19 - 6 Qershor, 2020

schedule 21:19 - 6 Qershor, 2020

Para fillimit të sfidës Borussia Dortmund-Hertha Berlin (18:30), një foto e shkrepur në Signal Iduna Park, ka marrë vëmendje të madhe. Fotoja iu bë portierit të Dortmundit, Roman Burki.

Gardiani zviceran, teksa kryente rutinën e tij stërvitore para startit të takimit, mbajti veshur një bluzë të zezë, në të cilën shkruhej: “Jo i zi, i bardhë, i kuq apo i vërdhë, por human!”

Një mesazh fantastik i tij, mesazh i cili i shtohet qindra mesazheve të tjera të dhëna nga futbollistët në betejën kundër racizmit. Futbollistët e kanë platformën e duhur për të bërë ndryshimin për mirë dhe mesa duket, po e shfrytëzojnë në maksimum. Bravo!/abcnews.al