FOTO/ Bashkëshortja e Haradinajt “mbyt” dhimbjen e humbjes me një shishe verë të shtrenjtë

schedule15:10 - 8 Tetor, 2019

schedule 15:10 - 8 Tetor, 2019

Ramush Haradinaj ishte një ndër kryeministrat më të përfolur i viteve të fundit në Kosovë për shkak të vendimeve që mori qeveria e tij, por edhe nga raportet që ngriti me kundërshtarët politikë.

Megjithatë, gjatë zgjedhjeve të fundit ai nuk arriti të kapë rezultatin e nevojshëm për të qenë në krye të listës së kandidatëve për kryeministër, gjë të cilën e ka pranuar edhe përmes një reagimi publik pas qartësimit të rezultatit.

Haradinaj e pranoi humbjën duke falenderuar çdokënd që besoi tek ai.

E tani që zgjedhjet mbaruan e ai humbi, brenda shtëpisë së tij, dhimbja e humbjes po shuhet me verë.

Të paktën këtë të lë të kuptosh postimi i fundit në Instagram i bashkëshortes së Haradinajt, Anitës.

Postimi i Anita Haradinajt në InstaStory

Kjo e fundit ka hedhur në story-n e Instagramit një shishe me verë të markës së shtrenjta “Sassicaia”. Ccmimi një shisheje me këtë verë fillon nga 93 000 lekë dhe vijon deri në 247 000 lekë.

Çmimi i një shisheje verë “Sassicaia” sipas specifikave dhe vendeve ku shitet

“N’me t’mirin vend. Në shpi”, shkruan Anita ndërkohë që në sfond duken pamjet e ambienteve të shtëpisë. /abcnews.al/